OPINION

Kosova nga sot fillon ndryshimin e saj, po nis ta përjetojë lirinë, edhe njëherë!

Shkruan: Idriz Morina
Ajo që kam shkruar për rreth 20 vjet kundër krimit të organizuar, njerëzve që e kanë pengu luftën e me hipokrizi janë thirrë dhe kanë përfitu në emër të saj, njerëzit që kanë vra, e si thotë populli, kanë ngri e kanë pre’, kanë vjedhur dhe e kanë kthyer mbrapsht procesin e njohjes së shtetit të Kosovës me trazirat e udhëhequra nga ta në 2004-ën, që kanë bërë çdo kompromis, që Rugova e refuzonte, decentralizimin para statusit, trashëgiminë iliroShpresojm-shqiptare refuzonte ta njihte si serbe, dhe që refuzonte kompromiset e dhimbshme; pastaj po këta në bisedimet në Bruksel e sollën shtetin e Kosovës në zgripc, dhe duke mos pasur sukses të plotë në atë proces, i hynë, por tashmë një pjesë e tyre (pasi tashmë disa ishin në burg, disa kishin përjetuar humbje të tjera, nuk iu bashkuan më tej), që ta ndanin Kosovën duke e copëtuar; Pra, shkrimet e mia, veçmas 12 vjet pas pavarësisë, dhe 14 vjet nga vdekja e Rugovës, marrin kuptim sot:

Marrin kuptim sepse për herë të parë po i shohim në rënie të lirë (nëpërmjet demokracisë) të bien fillimisht nga pushteti, ata që në emër të patriotizmit të rrejshëm, injorancës së shumëfishtë, komprometuan në këtë shoqëri edhe identitetin shqiptar, nëpërmjet krimit të organizuar, vrasjeve, plaçkitjeve, vjedhjeve, reketit, shantazhit, përdorimit të shtetit dhe institucioneve të tij në interes personal.

Shpresojmë dhe besojmë në pengimin e çfarëdo nisme që cenon shtetin e Kosovës, tërësinë tokësorë të tij dhe sovranitetin, përkatësisht fitimin e betejës për sovranitet të plotë (përndryshe nuk do të kishte asnjë kuptim ky koalicion).

Tash shpresojmë të fillojë të veprojë sundimi i ligjit, para së gjithash dhënia e përgjegjësisë para gjykatës speciale të atyre përgjegjësve kryesorë dhe dytësorë për vrasjen e figurave të shquara kombëtare; Pastaj të nis zbatimi i drejtësisë për të gjithë, ku në shprehje vjen formula demokratike amerikane, rregullimi i sistemit nëpërmjet nxjerrjes së përgjegjësisë për krimet e mëdha, nga të mëdhatë tek më të voglat!

Zhvillimi ekonomik, punësimet janë dy premisat tjera për mbajtjen e shqiptarëve këtu në tokën e tyre, dhe me shpresë që një ditë ta bëjmë një vend të preferuar edhe për ata qindramijëra veta, që u detyruan të mërgojnë për arsye nga më të ndryshme!
Të shpresojmë dhe punojmë për ndryshimin e vërtetë!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.