Kosova nesër mëson kundërshtarët e kualifikimeve për Euro 2026

Kombëtarja e Kosovës në hendboll, nesër do të mësojë kundërshtarët në fazën kryesore kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026.

Shorti tërhiqet nga ora 16:30 në Kopenhagë, ku do të mbahet edhe konferenca e sekretarëve gjeneralë të federatave nacionale, anëtare të EHF-së.

Danimarka, Suedia dhe Norvegjia e organizojnë Evropianin e ardhshëm dhe kualifikohen direkt, njëjtë si Franca, që është kampione aktuale. 32 ekipe kombëtare garojnë në kualifikimet e rregullta për 20 bileta të Evropianit.

Do të formohen tetë grupe me nga katër kombëtare. Dy të parat nga secili grup kualifikohen e po ashtu katër prej tetë kombëtareve më të mira të vendeve të treta. Për short, Kombëtarja jonë është në vazon e katërt.

Kualifikimet për Euro 2026 fillojnë më 6 nëntor të këtij viti dhe përfundojnë më 11 maj të vitit 2025.

Kombëtarja jonë tashmë e ka përvojën në kualifikimet e rregullta dhe do ta kërkojë suksesin.

Vazo 1: Gjermania, Spanja, Hungaria, Kroacia, Islanda, Sllovenia, Portugalia, Holanda

Vazo 2: Austria, Mali i Zi, Serbia, Polonia, Çekia, Maqedonia e Veriut, Ishujt Faroe, Greqia

Vazo 3: Bosnjë-Hercegovina, Sllovakia, Belgjika, Zvicra, Rumania, Lituania, Ukraina, Italia

Vazo 4: Finlanda, Izraeli, Estonia, Gjeorgjia, Turqia, Luksemburgu, Kosova, Letonia 

Go to TOP