OPINION

Kosova në krizë të madhe?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Kosova është në krizë të madhe. Askush nuk e dinë së kur kjo krizë mund të tejkalohet. Kulmi i krizës politike dhe institucionale arriti në kohën më të ligë, në kohën e pandemisë globale, e cila është duke shkaktuar viktima të mëdha në njerëz dhe dëme po ashtu të mëdha ekonomike.

Kosova është sot vendi më i varfër dhe shteti më i izoluari në Evropë! Të parën dhe as të dytën nuk e justifikon asgjë, dhe nuk e ka merituar ky popull. Na futën në kriza të llojllojshme njerëzit më të dobët të mundshëm të politikës. Rrënuan gjithçka para veti si Cunami i pamëshirshëm, e jo që Kosova është atdheu i tyre, dhe që bëhet fjalë edhe për bashkëvendësit e tyre! Midis pandemie për ta kthyer pushtetin e humbur, rrëzuan një qeveri të mirë. Pandemia ka marrë hov të madh, dhe seriozisht është duke e rrezikuar popullatën e vogël të Kosovës. Kjo kastë politike e lanë rrugën e progresit, e zgjodhën rrugën e krimit, korrupsionit, nepotizmit …E shndërruan Kosovën në pronë të tyre private! E përjashtuan shumicën nga vendimmarrja, i përjashtuan duke i qitë përtokë më djersën dhe mundin e tyre. Plagë të rënda i shkaktuan Kosovës. E zvetënuan shumë edhe te ardhmen e gjeneratave që po vijnë. Janë duke i daktisur rininë tonë të pashoqe rrugëve të botës. E lanë Kosovën të izoluar si ne geto. Shitën toka armiqve serbosllavë të djeshëm dhe të sotëm, edhe pse ata na vranë e na shanë?! Ka ardhur koha, apo ajo ka qenë moti, të mos bindjes qytetare karshi këtyre strukturave grabitqare, karshi këtyre njerëzve që nuk dinë kur bëhet mjaftë?!Gjendja e rëndë ekonomike, pa punësia enorme, varfëria, hajnitë…, e tash së fundi edhe pandemia janë duke e rrezikuar seriozisht edhe qenien tonë kombëtare ?!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.