SPORT

Kosova në hendboll luan me Gjermaninë në rrugën për Euro 2020

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) do të luajë ndaj Gjermanisë, Sllovenisë dhe Bjellorusisë në Eliminatoret për “Euro 2020”.

Gjermania, Sllovenia, Bjellorusia e Kosova janë në grupin e tretë. Dy të parët e grupit kualifikohen për në Evropianin që mbahet në Norvegji e Danimarkë.

Shorti i kualifikimeve është tërhequr të enjten pasdite në Kopenhagë.

Ndeshjet e para kualifikuese luhen më 25 e 26 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.