SPORT

Kosova ndeshet sot me Bullgarinë, kërkon fitore

Pas dy ndeshjeve që i dominoi, por që i sollën vetëm nga një pikë, përfaqësuesja e Kosovës në futboll është e vendosur që këtë herë dominimit t’ia shtojë të tri pikët. Kosova të hënën (sonte, 20:45) takohet me përfaqësuesen e Bullgarisë në stadiumin “Vasil Levski” në Sofje. Për “dardanët” është kjo ndeshja e tretë në kuadër të grupit A të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Më 25 mars Kosova ishte takuar pikërisht me Bullgarinë në Prishtinë. Dominoi plotësisht, por ndeshja ishte mbyllur 1:1, me Bullgarinë që realizoi thuajse nga rasti i vetëm. Ndërkohë të premten Kosova luajti ndaj Malit të Zi në udhëtim dhe prapë ndeshja përfundoi 1:1. Në Podgoricë, përfaqësuesja e Kosovës nuk shkëlqeu, por kishte dukshëm më tepër raste se Mali i Zi që kaloi një moment shumë të vështirë. Mali i Zi shënoi prej rastit të vetëm, ndërsa te Kosova të gjithë vlerësuan se i kanë merituar tri pikë, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova është e treta në grup, pas Anglisë që ka gjashtë pikë dhe Çekisë që i ka tri pikë. Nga dy pikë sa Kosova i kanë edhe Bullgaria e Mali i Zi, por që tashmë i kanë luajtur nga tri ndeshje. Kosova është pjesë e garës së fortë për pozitën e dytë në grup, që dërgon direkt në Evropian. Të gjitha përfaqësueset në grup pajtohen që vendi i parë do t’i takojë Anglisë superiore.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.