OPINION

Kosova monedhë për kusuritje!!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Nuk themi më asgjë të re, nëse themi së Kosova është bërë mjet, e jo që është atdheu i të gjithëve! Kosova vendi më I bukur në Ballkan është bërë monedhë për kusuritje.Pushteteve korrupsioni dhe kriminaliteti iu janë bërë ekzistencë. Shumë gjatë në Kosovë po mbretërojnë frika, shantazhi dhe nënçmimet.

Gjenerata e re kështu po detyrohet masovikisht ta braktisë vendin. Kosova po mbetët gjithnjë e më me pak banorë. Si shoqëri, kemi punë më njerëz jo të civilizuar dhe më grupe të pamëshirshme politike e biznesore që kanë monopolizuar çdo gjë, por edhe mediat. Kanë krijuar mekanizma të presionit, kanë krijuar një sistem parazit kapitullues. Qytetaret po i kryejnë të gjitha obligimet, kurse profitin po e marrin strukturat në pushtet. Na duhet një model civilizues I veprimit kundër këtyre strukturave të deligjitimuara e jo patriotike. Edhe një mandate I ri për ta dhe satelitët e tyre në zgjedhjet që pritën shpejt të mbahen, pa reformë shumë të nevojshme zgjedhore, seriozisht do të rrezikon të gjitha proceset, kështu edhe shtetin e ri të Kosovës. Me zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat po na ndodhin që shumë vite jo rastësisht, qytetarëve nuk ju kanë mbetur shumë solucione, veç edhe kësaj radhe të zgjedhin të “keqën më të vogël”, e që nuk është aspak premtuese për ndryshime pozitive…