Kosova mëson kundërshtarët për EURO 2026

Të enjten pasdite në Kopenhagë të Danimarkës është tërhequr shorti i fazës kryesore kualifikuese për Kampionatin Evropian për hendbollistë, Euro 2026.

Në këto kualifikime do të paraqitet edhe Kombëtarja jonë.

Kosova është në grupin e gjashtë së bashku me  Holandën, Ishujt Faroe dhe Ukrainën. Grupi është sfidues por Kombëtarja jonë e synon kualifikimin historik në Evropian.

Dy të parët në grup kualifikohen në Euro 2026 e po ashtu katër kombëtaret më të mira prej tetë grupeve sa janë gjithsej.

Ndeshjet zhvillohen prej tetorit të këtij viti deri në maj të vitit të ardhshëm.

Në ceremoninë e shortit ishin edhe sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci dhe drejtori i ekipeve kombëtare dhe marrëdhënieve me jashtë, Muhamet Arifi.

Go to TOP