Kosova me anëtarë në Komitetin e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë

Federata e Skitarisë së Kosovës, për herë të parë do të përfaqesohet me dy aëtarë në Komitetin e Federatës së Skitarisë Ndërkombëtare (FIS).

Sekretarja e Përgjithshme e FSK-së (Federata e Skitarisë së Kosovës), Luljeta Reçica dhe nën-presidenti Bujar Turjaka janë përzgjedhur si anëtarë të nën-komitetit të skijimit alpin për femra dhe të nën-komitetit për delegatet teknikë të skijimit alpin respektivisht, për periudhën 2021-2022, përcjell klankosova.tv.

Me këtë përfaqësim në federatën ndërkombëtare, pritet të rritet përkrahja edhe me shumë në zhvillimin e FSK-së dhe skijimit në Kosovë.

Go to TOP