EKONOMI

Kosova kërkon investitorë nga Katari

Kosova është e interesuar që të ketë investitorë nga Katari.

Kështu ka thënë Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, gjatë takimit me ambasadorin e Katarit në Tiranë, jo-rezident në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Shala ka kërkuar që bashkëpunimi në mes të dy vendeve të kalojë në një nivel tjetër.

Ministri theksoi se Kosova është e interesuar që të ketë investitorë nga Katari, duke shtuar se Ligji për Investime Strategjike, që tashmë është funskionalizuar, ofron kushte shumë të mira për investitorët potencialë.

“Ndërsa, ambasadori Al Marri tha se është nder dhe kënaqësi për të që është në Kosovë, duke rikonfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe të mbështetjes së mëtutjeshme për Republikën e Kosovës”, thotë MTI-ja në një komunikatë për media.

Ai, sipas MTI-së, tha se ka ardhur në Kosovë për përforcimin marrëdhënieve në mes ty shteteve, si dhe për avancimin e bashkëpunimit në nivelin ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.