Life Style - Funny

“Kosova International Fashion Week” eventi më i madh i modës

Një skenografi madhështore që jemi mësuar ta shohim vetëm në sfilatat e gjiganteve të modës botërore, modele profesioniste të mbledhura nga shumë vende të botës dhe të dëshmuara me çmime ndërkombëtare, dizajner shqiptare e të huaj të cilët u prezantuan me koleksionet e tyre para një publiku që si asnjëherë më parë stërmbushi sallën ku u zhvillua java ndërkombëtare e modës në Kosovë, e bënë këtë event një spektakël që do të mbahet mend gjatë për të gjithë ata që ishin prezent në sallë dhe teleshikuesit që për tri net me radhë e ndoqën javën e modës në Radiotelevizionin 21, i cili ishte dhe partner medial i këtij eventi.

Agjencioni më i madh shqiptar i modës Gecjan Fashion Group, me producent Ilir Geci, për 15 vite me radhë vazhdon të jet lider në Kosovë dhe rajon për organizimin e evenimenteve të modës dhe bukurisë.

Për vite me radhë kreatorët Shqiptarë dhe vajzat modele janë promovuar përmes Gecjan Fashion Group, në evenimente të ndryshme të bukurisë në Kosovë dhe Botë

Këtë herë Gecjan fashion Group për të 13-ti vite me radhë, solli evenimentin tradicional “Kosova International Fashion Week” spektakël ky që u vlerësua si me i madhi i realizuar ndonjëherë në Botën Shqiptare.

Pas prezantimit, dizajnerët nga vende të ndryshme të Botës u shprehen të befasuar me nivelin e lartë të organizimit.

Kreatori me i famshëm në Turqia Hasan Altin i cili është edhe pronarë i kompanisë me te madhe të veshjeve ekskluzive në Stamboll “Igna Iplik Moda” në një intervistë për media deklaroi që është i fascinuar me gjitha detajet e këtij eventi dhe se ndjehet i nderuar që kreacionet e tij patën rastin të prezantohen në një skenografi kaq unikate dhe të vishen nga modelet më të mira që ai kishte parë ndonjëherë në ndonjë evente mode.

Po ashtu dizajnerja nga Kroacia Olja Einfalt e cila u prezantua me koleksionin më të veçantë të saj, krijuar enkas për këtë event, pas spektaklit deklaroi që ndjehet shumë mire dhe e lumtur që pati rastin të jetë pjesë e javës Ndërkombëtare të modës në Kosovë dhe se me padurim pret të kthehet në përsëri ne spektaklet e tjera të Gecjan Fashion Group.

Në javën ndërkombëtare të modës në Kosovë u prezantuan dhe shumë Kreatorë e Butikë ekskluzive nga Vendi dhe Bota si: 

Dizajnerat për javën e modës: Emel traditional couture, Menakon, Sesahr Collection USA, Qendresa Bridal, Ari the Brend, Flutura Gega, Fortesa Butique, Flora Geci fashion desgner, Emsy esprite Italia, Charli, Nesa Underwear, Butiku Linda, Nehat Braha.

Për fund Producenti i Javës Ndërkombëtare të modës në Kosovë u shpreh i lumtur që Gecjan fashion Group, për 15 vite me radhë po vazhdon të bëj historinë e modës në Botën Shqiptare dhe përmes spektakleve të këtij afjencioni të modës, Kosova po bëhet qendra e modës për vendet e rajonit dhe më gjerë. /Kosova.info/