SPORT

Kosova i mbyll me humbje kualifikimet për Euro 2020

Kosova ka pësuar humbjen e parë në “Fadil Vokrri” në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

Dhe ishte Anglia ajo që ia shkaktoi humbjen e parë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Evropian.

“Tre Luanët” arkëtuan pikët e plota duke fituar me rezultat prej 0-4, transmeton Koha.net.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Harry Winks në minutën e 32 pas asistimit nga Oxlade-Chamberlain.

Kurse në pjesën e dytë shënuan Harry Kane, Marcus Rashford e Mason Mount.

Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara Kosova ka grumbulluar 11 pikë dhe mban vendin e tretë në Grupin A pas Anglisë dhe Çekisë, të cilat janë kualifikuar në Evropian.

Kosova ende ka gjasa të kualifikohet për në Evropian përmes Ligës së Kombeve ku në gjysmëfinale do të përballet me Maqedoninë Veriore në muajin mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published.