EKONOMI

Kosova hynë kredi qindra milionë euro tek BE!

Kosova ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me BE-në për një kredi prej 100 milionë euro.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate të lëshuar për medie nga Komisioni Evropian, ku thuhet se kredia është e ndarë në dy këste, i pari prej 50 milionë euro, ndërsa kësti i dytë prej 50 milionë euro mund të disbursohet gjatë këtij viti ose në fillim të vitit 2021.

“Fondet e AMF do të vihen në dispozicion në formë të kredive afatgjata me kushte mjaft të volitshme. Fondet do të kontribuojnë në forcimin e stabilitetit makroekonomik, në mënyrë që burimet financiare të qeverisë të mund të ndahen për të lehtësuar pasojat e rënda socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia”, thuhet në komunikata e Zyrës së BE-së në Kosovë. Tutje thuhet se Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë e mirëpriti nënshkrimin e marrëveshjes dhe i bën thirrje Kuvendit të Kosovës që me shpejtësi të vazhdojë me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje të financimit, kështu që mos të vonohet procesi i disbursimit të përkrahjes financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483