Kosova

Kosova feston përvjetorin e pavarësisë në Kanada me ngritje të flamurit, zemërohen serbët

Flamuri i Kosovës tashmë valon me krenari mbi ndërtesën e Komunës së Winnipegut në Kanada për të kremtuar përvjetorin e pavarësisë së vendit.

“Ishte shumë mirë, absolutisht”, tha Albiana Bugujevci, nënkryetare e Komunitetit Shqiptaro-Kanadez në Manitoba. “Është të shohësh kaq shumë njerëz”.

Por, jo të gjithë që dolën aty u ndanë të lumtur me ngritjen e flamurit. Një grup nga komuniteti serbo-kanadez në Winnipeg dolën për të protestuar kundër ceremonisë, raporton “Winnipeg.ctvnews.ca”.

Image

“Askush s’na pyeti neve se çka mendojmë”, tha Dejan Mijouiq. “Mendoj se ky ishte një vendim i keq, dhe qyteti nuk e ka marrë për bazë komunitetin serb që është këtu tash e 50 vjet”.

Brengat së pari u shfaqën javën e kaluar. Anëtari i Këshillit të Qytetit, Shawn Nason, u paraqit bashkë me përfaqësues nga komuniteti serb për të thënë se nuk e dëshiron ngritjen e flamurit, transmeton Koha.net.

Por, qëndrimi i tij u kritikua ashpër nga anëtari tjetër i Këshillit, Matt Allard.

“Më duhet të them, jam i tronditur me komentet e Nasonit para ngritjes së flamurit”, tha ai të mërkurën.

Allard tha se kjo do të duhej të ishte një ditë kremtimi e uniteti, por u kthye në ditë të ndarjes.

“Është lloji më i ulët i politikbërjes për të hyrë në tensionet etnike të së kaluarës e ndonjëherë edhe të së tashmes”, tha Allard.

Nason tha se është e kundërta. Ai ka tentuar t’i parandalojë tensionet.

“Një grup është i mërzitur për flamurin e një grupi tjetër. Janë gjëra më të mëdha sesa Qyteti i Winnipegut, dhe janë çështje në të cilat s’duhet të hyjmë”, tha Nason.

Ai shtoi se, më së miri për qytetin do të ishte të mos mbahen ceremoni të ngritjes së flamujve. Ai tha se kjo e fundit “ka prishur marrëdhënien tonë serbo-kanadeze me qytetin”.

Sociologia Mara Fridell nga Universiteti i Manitobas thotë se tensionet mes vendeve tjera nuk është befasuese të transmetohen edhe në Kanada. Megjithatë, ajo thotë se ne duhet të vazhdojmë të ndryshomë përderisa edhe popullata jonë po ndryshon.

“Por, për ta bërë këtë, na duhet të flasim mirë së bashku. Të jemi në gjendje të dëgjojmë mirë së bashku”, tha ajo.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.