“Kosova është Shqipëri!”, djali i ish-kandidates për presidente në ShBA i reagon Vuçiqit

“Kosova i përket Shqipërisë!”. Është ky mendimi i djalit të Nikki Haleyt, ish-kandidate republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nalin Haley e ka bërë të ditur këtë qëndrim përmes një statusi në rrjetin social “X”, ish-platforma Twitter.

Reagimi i tij ka ardhur bashkëlidhur me videon e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në të cilën kërcënon Kosovën me luftë.

Në mbishkrimin e videos thuhet se “24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë me Rusinë,  Vuçiçi i Serbisë njofton se do të pushtojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për të”.

Go to TOP