Kosova

Kosova e Shqipëria të bashkërendojnë prioritetet e sigurisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj- Stublla, zhvilloi sot një takim miqësor me z. Fatmir Mediu, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Siguri në Evropën Juglindore dhe Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë.

Në takim u bisedua mbi çështjet e aktualitetit politik shqiptar e rajonal,  duke vënë në pah rëndësinë e marrëdhënies vëllazërore midis Shqipërisë e Kosovës.

“Mbi këtë marrëdhënie duhet të promovojmë prioritetet e sigurisë për vendet tona e në kontekstin rajonal, dhe nevojën për Kosovën që të anëtarësohet sa më shpejtë në NATO”, u shpreh Ministrja Haradinaj-Stublla. Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të z. Mediu ndaj Kosovës dhe çështjeve të interesit të përbashkët kombëtar. /Kosova.info/