Tjera

Kosova e para në Europianin e Xhudos

Kosova është renditur e para në Europianin e Xhudos, e cila është mbajtur në Lisbonë të Portugalisë.

Kosova e ka përfunduar Europianin me më së shumti medalje, dy të arta, një të bronztë dhe dy vende të pesta.

Medaljet për Kosovën i fitoi: Akil Gjakova, të artë, Distria Krasniqi, të artë, Nora Gjakova, të bronztë, Akil Gjakova bëhet xhudisti i parë kosovar që fiton Medalje të Artë në Sport Olimpik, ndërsa Distria Krasniqi bëhet për herë të parë Kampione Europiane.

”Bac u kry ….

Kosova mbi të gjitha

Çka të flas më shumë!

Kështu përfundoj Evropiani i xhudos

#krenar

#proudcoach”, shkruan Driton Kuka.

Bac u kry …. Kosova mbi të gjitha 🇽🇰 Çka të flas më shumë! Kështu përfundoj Evropiani i xhudos #krenar #proudcoach

Posted by Driton Toni Kuka on E diel, 18 April 2021