Kosova

Kosova, e mposhtur nga korrupsioni

9 Dhjetori njihet ndryshe edhe si Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, e cila shënohet edhe në Kosovë.

Në këtë ditë, sikur edhe viteve të kaluara, Kosova kritikohet për mosluftimin e korrupsionit, derisa bëhen thirrje që politika t’i heqë duart nga gjyqësori. Deri në muajin nëntor të këtij viti nuk është ngritur as edhe një aktakuzë për “Korrupsion”, shkruan sot gazeta Zeri

Edhe pse vazhdimisht ka pasur kritika nga ndërkombëtarët për luftimin e korrupsionit, Kosova edhe këtë vit ka humbur luftën kundër tij. Institucionet e drejtësisë vlerësohet se ende nuk kanë marrë masat konkrete në luftimin e korrupsionit, i cili po mbetet sfidë për to.

Njohës të çështjeve të drejtësisë në vend kanë kërkuar që politika t’i heqë duart nga gjyqësori e po ashtu që të rriten dënimet për ata që bëjnë vepra penale.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë për “Zërin” se luftimi i korrupsionit kërkon vullnet politik e institucione të pavarura të drejtësisë. Sipas tij, deri në muajin nëntor të këtij viti nuk është ngritur as edhe një aktakuzë për korrupsion. “Instituti i Kosovës për Drejtësi në muajin nëntor publikoi raportin ‘Dështimet speciale në luftimin e korrupsionit në Kosovë’. Ky raport konstaton se, sikurse vitet e mëhershme, edhe viti 2019 është vit i humbur në luftën kundër korrupsionit.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort