Kosova e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Armenisë, dominim i Dardanëve me raste

Kosova e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Armenisë me rezultat 1-0 në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në Yerevan.

Kosova kishte disa aksioneve të bukura, ku fillimisht shënoi në fillimin e ndeshjes, ku një goditje e Edon Zhegrovës u prit nga portier e nga topi i kthyer  Vedat Muriqi e qoi në rrjetë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Zhvillohej minuta e 25-të e takimit kur Edon Zhegrova pranon një top afër zonës, futet në brendësi, gjuan bukur, por topi ndalet në traversë, ndërsa nga top i kthyer Milot Rashica shënon nga afër për 1-0.

Pas golit Zhegrova provoi edhe me një goditje dënimi në minutën e 37-të, ku edhe pse ishte larg, ishte afër të shënonte.

Në minutën e 42-të, Rashica ka mundur të shënojë të dytin, por portieri e ndali gjuajtjen e tij.

Kjo është ndeshja debutuese e përzgjedhësit Franco Foda në drejtimin e Kosovës.

Go to TOP