Kosova

Kosova e Maqedonia vendosin bashkëpunim për luftimin e parandalimin e korrupsionit

Përfaqësuesit e Agjencisë Kundër Korrupsion morën pjesë në takimin me përfaqësuesit e zyrës homologe të Maqedonisë së Veriut.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, me anëtarët e delegacionit u takuan me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë Veriore.

Ata u pritën nga znj. Biljana Ivanoska, kryetare e Komisionit Shtetërore për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, e shoqëruar përfaqësuesit e tjerë të këtij Komisioni.

Sipas njoftimit për media, në këtë takim të dyja palët diskutuan për punët dhe sfidat e institucioneve në fushën e ndryshimeve legjislative, procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, konfliktin e interesit, si dhe për forcimin e mekanizmave aktualë në parandalimin dhe luftimin sa më efikas të korrupsionit.

Në këtë takim palët nënshkruan Memorandumin për bashkëpunim mes të dyja institucioneve në përputhje me kompetencat e tyre sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi në vendet respektive.

Ky Memorandum zyrtarizon bashkëpunimin me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave në mes palëve në fushat që lidhen me parandalimin e korrupsionit, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik dhe parandalimin e korrupsionit në aktivitete e prokurimit publik.

Ky bashkëpunim do të fokusohet në shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në këto fusha me qëllim të zbatimit të praktikave dhe standardeve më të mira ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kosovës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.