OPINION

Kosova e ka problem gjetjen e vaksinës që na liron nga koronavirusët e politikës?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Diçka tashmë është e sigurt. Ngjarjet politike në vend, pas pandemisë padyshim së janë për çdo kritikë. Botën e goditi papritur Koronavirusi, por qe krejt orientimin e kanë si të dalin sa më faqebardhë nga një situatë e tillë. Kurse klasa jonë politike, gjithë energjinë e tyre negative, se energji pozitive s’iu ka mbetur, po e orientojnë për pushtet!

Këta tashmë kanë ranë në provim më ka krejt. E treguan vetën së nuk ju intereson asgjë, veç pushtetit! Ata njerëz që në gjendje epidemie rrezojnë qeverinë madje duke i rrezikuar edhe deputetet e partive të tyre, çka më thënë lexues të nderuar?!Nuk besojë së ka gjë më turpëruese së kjo. Kanë rënë nga pushteti më votën e sovranit, e çka dreqin po kërkojnë tash?!Patën pushtet edhe atë absolut që 20 vite. Bënë çka deshën Ai që merr sado pa vesh në politikë, e dinë së të gjitha veprimet e tyre, nuk janë as për heqje të taksës, nuk janë as për antiamërikanizëm …!

Të gjitha këto po i përdorin si justifikime, për ta kthyer pushtetin e humbur, për ta kthyer forcën politike, për ti ruajtur bizneset qe i kanë…Këtij kori ju bashkëngjitën edhe disa nga krerët e LDK-së, që i kanë dallaveret e përbashkëta së edhe bashkë kanë bashkë qeverisur Kosovën.

Pengesë në këtë rrugëtim të turpit, ju është bërë, Albin Kurti, i cili filloi si kryeministër me politika reformatore e zhvillimore, që hapin perspektiva të reja për shtetin dhe të rinjtë tanë.

Bota do të mund pandeminë pa vonuar, së do të gjendet vaksina. Por, Kosova jonë e vogël e ka problem më të madh si të lirohet, apo si të gjen vaksinë kundër kësaj klase politike, qe do të ishte edhe mbrojtja e shtetit të dytë shqiptarë në Ballkan. Duke filluar nga presidenti po e mbajnë shtetin në “vakuum”.

Po donë më na disiplinuar edhe më shumë ! Kanë krijuar fusha të minueme politike. Nëse mjekët janë në detyrën më të lartë, dhe shumë të rëndë , këta njerëz të jetës politike, janë për çdo kritikë, duke përjashtuar natyrisht punën e madhe dhe të mirë, që po e bën Qeveria në dorëheqje në menaxhimin situatës nga epidemia. Nëse mjekët dhe të gjitha strukturat relevante, nuk po kanë kohë as të marrin frymë, politikanët nuk po kan kohë të “pushojnë’ pak, madje kanë filluar të bëjnë edhe fushata elektorale… ?!