Kosova

Kosova e gatshme t’i dalë në ndihmë Turqisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me shqetësim ka marrë lajmin për tërmetin që ka goditur Turqinë.

Haradinaj ka shprehur ngushëllimet ndaj shtetit turk, qytetarëve dhe familjeve të viktimave.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët atje. Institucionet e Kosovës janë të gatshme për ndihmat e nevojshme humanitare përfshirë edhe njësitë operacionale nga FSK-ja. Në këtë tragjedi Kosova qëndron pranë shtetit mik, Turqisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Me shqetësim mora lajmin për tërmetin që goditi qytetin Elazig të Turqisë. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta ndaj shtetit turk, qytetarëve dhe familjeve të viktimave si dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga kjo ngjarje tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët atje. Institucionet e Kosovës janë të gatshme për ndihmat e nevojshme humanitare përfshirë edhe njësitë operacionale nga FSK-ja. Në këtë tragjedi Kosova qëndron pranë shtetit mik, Turqisë!”

Ndryshe, nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur të premten Turqinë, kanë humbur jetën 21 persona si dhe janë lënduar mbi 1 mijë persona. Epiqendra e tërmetit me 6.8 ballë, ka qenë në Elazig që është afro 550 kilometra larg Ankarasë.