Kosova

Kosova dhe Shqipëria do të shkëmbjen përvojat për reformat në drejtësi

 Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur sot në takim, Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të Republikës së Shqipërisë, Gent Ibrahimi.

Kryesuesi Maloku fillimisht e ka njoftuar Kryetarin Ibrahimi për punët dhe aktivitetet që janë duke u realizuar në sistemin prokurorial, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë, duke potencuar se është i përkushtuar në zbatimin e misionit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Gjithashtu, dy bashkëbiseduesit, kanë diskutuar për  çështjet me interes të përbashkët si dhe për shkëmbimin e përvojave për reformat në sistemin e drejtësisë.

Kryetari Ibrahimi, theksoi se reforma në drejtësi në Shqipëri fillimisht ka pasur disa pengesa, të cilat janë tejkaluar dhe tani ky proces është duke shkuar në rrugën e duhur, duke potencuar se është i gatshëm të ofrojë mbështetjen e tij profesionale dhe institucionale për reformat  e parapara në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Dy bashkëbiseduesit vlerësuan se konsolidimi i institucioneve të sistemit të drejtësisë, përfshirë një shërbim efikas të sistemit prokurorial, janë baza për një sundim të fortë të ligjit duke iu dhënë besim qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Në përmbyllje të takimit, Kryesuesi Maloku dhe Kryetari Ibrahimi, u shprehën se do të intensifikojnë takimet në bazë të zhvillimit të dinamikës së punëve, me qëllim të shkëmbimit të përvojave në reformat në drejtësi. /Kosova.info/