Kosova

Kosova dhe Mbretëria e Bahrejnit do të rrisin bashkëpunimin strategjik dhe ekonomik

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar ditën e djeshme një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bahrejnit, Dr.Abdullatif bin Rashid Alzayani.

Ministrja Haradinaj-Stublla u shpreh se gjatë telefonatës u diskutua për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy shteteve përmes rritjes së kontakteve mes institucioneve të dy shteteve.

“U dakorduam që Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bahrejnit do të rrisin edhe bashkëpunimin ekonomik dhe strategjik, duke punuar përkrah partnerit tonë të përbashkët SHBA-ve, drejt një epoke të re të bashkëpunimit mes vendeve tona.”, u shpreh ajo.

Kryediplomatja e Kosovës gjithashtu ka përgëzuar homologun nga Bahrejni edhe për nënshkrimin e Marrëveshjeve të Abrahamit, mbi të cilat u shpreh se “hapin rrugën për paqe dhe rritje të bashkëpunimit rajonal në Lindjen e Mesme.” /Kosova.info/