Kosova

Kosova dhe Hondurasi dakordohen të intensifikojnë thellimin e marrëdhënieve bilaterale në fusha të interesit të përbashkët

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një bisedë virtuale me Sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Republikës së Hondurasit, z.Lisandro Rosales Banegas. 

Kryediplomatja Haradinaj-Stublla tha se gjatë bisedës ka rikonfirmuar vullnetin politik të Republikës së Kosovës për të funksionalizuar e intensifikuar marrëdhëniet me të gjitha shtetet njohëse, duke i falënderuar për qëndrimin parimor.

“U dakorduam për thellim të marrëdhënieve dypalëshe midis vendeve tona, duke shkëmbyer përvoja dhe konsultime në fusha të ndryshme, sidomos në atë të arsimit, bujqësisë dhe turizmit”, bëri të ditur Ministrja. /Kosova.info/