Kosova

Kosova dhe Bjellorusia, të vetmet në Evropë pa mekanizma për t’i rregulluar çmimet e barnave

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka folur për Udhëzimin Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve dhe Pajisjeve Mjekësore. Këtë, ai thotë se e ka bërë edhe si mision për pacientët.

Në Interaktiv të KTV-së, Ismaili tha se do të krijohet metodologji transparente, se s’i arrihet deri te çmimi i barnave.

“Do të ketë para më shumë, çmimet s’do të jenë më të ngritura por do të zvogëlohen”, tha ai.

Ismaili ka thënë se s’do kenë më probleme me çmime dhe blerja e barnave do të bëhet në mënyrë shumë më të shpejtë.

Thotë se si rregullore, do të ketë efekt shumë më të madh dhe do të ketë ndikim real tek pacientët.

“Ministria e Shëndetësisë, ka trashëguar mungesë të sistemit menaxherial të sistemit të barnave. Ne e kemi bërë edhe sistemin online të kontrollimit të kontratave. Deri tani s’ka pas as sistem të menaxhimit të kontratave. Sistemi online do e bëjë të mos ketë lëvizje lartë e poshtë të barnave, pra një kohë të ketë një kohë jo, por me këtë sistem do të ketë gjithmonë barna”, tha Ismaili.

Ismaili në Interaktiv tha se do të marrin mesataren e çmimeve të barnave nëpër disa vende tjera në rajon, pra çmimin më të ulët, dhe do të vendosin atë çmim.

Ismaili ka thënë se Kosova, bashkë me Bjellorusinë, janë të vetmet në Evropë që s’kanë pasur mekanizma për t’i rregulluar çmimet e barnave.

“Kosova është lënë anash, dhe kjo do të rregullohet”, tha ai, e ka shtuar se megjithatë, nuk do të dëmtohet buxheti i shtetit.

Ismaili tha se ky draft ka marrë dritën e gjelbër dhe i plotëson të gjitha standardet ndërkombëtare.

“Udhëzimi do të ndalojë ata që ofertojnë me çmime më të larta se në treg”, tha ai, gjithashtu shtoi se s’do të ketë abuzime me çmime të barnave.

“Qytetarët s’do të blejnë çmime të shtrenjta. Kjo praktikë do të ndalohet. Janë dëme që po i varfërojnë qytetarët tanë. Kjo do të ndalohet”, tha ai.

Ky udhëzim, i cili është ende draft, rregullon çmimet e produkteve nga Lista e Barnave Esenciale.

Gjithashtu ky udhëzim administrativ përcakton çmimin maksimal të blerjes për produkte medicinave, duke ndaluar blerjen e barnave me çmime shumëfish më të larta, dhe gjithashtu cakton çmimin për rimbursim nga Fondi për Sigurim Shëndetësor për secilin produkt medicinal.

Ministri i Shëndetësisë ka konfirmuar se të mërkurën do të vjen kontingjenti me insulinë.

“Ka mungesë të madhe të insulinës, e di se çfarë ministrie po marr. Shumica e mjekëve e kanë rekomanduar këtë që po e japim. Kemi rinovuar kontratat, sot kemi pasur takim me përfaqësuesit e insulinës dhe na është konfirmuar se kontigjenti me insulinë do të vjen këtë të mërkurë”, ka thënë deklaruar ai.

Ai ka bërë të ditur se specializantët do të paguhen në muajin maj.

“Specializantët do të paguhen, kam iniciuar këtë çështje. Brenda dy jave do të përfundojmë procedurat ligjore e në maj do të kryhen pagesat”, ka thënë ai.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483