Kosova

Kosova dhe Belgjika pritet që të nënshkruajnë marrëveshje të reja bilaterale

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur në takim ambasadorin e ri jo-rezident të Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës, z.Frédéric Meurice.

“Kisha një takim mikpritës me Ambasadorin e ri jo-rezident të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, z.Frédéric Meurice. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve mes vendeve tona përmes konsultimeve politike dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve të interesit të përbashkët”, tha Ministrja Haradniaj-Stublla.

Gjatë bisedës, Kryediplomatja përcolli edhe urimet për homologen e saj dhe qeverinë e re belge. “Përcolla përmes Ambasadorit urimet për qeverinë e re federale të Belgjikës dhe për homologen time të re, znj. Sophie Wilmes, duke i shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të thelluar bilateral”/Kosova.info/