EKONOMI

Kosova dhe Austria thellojnë bashkëpunimin

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovës, GernotPfandler, që temë diskutimi ishte thellimi i bashkëpunimit në mes dy shteteve.

Ministri Shala i kërkoi ambasadorit Pfandler që Austria t’i rrit investimet në Kosovë, duke cilësuar si njërin nga shtetet që ka ndihmuar Kosovën në procese të rëndësishme.

Ministri po ashtu e informoi ambasadorin për shkëmbimet tregtare në mes Kosovës dhe Austrisë nëpër vite, duke paraqitur edhe prioritetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ministri Shala tha se ka në fokus joshjen e investitorëve të huaj, duke treguar se kanë filluar disa ndryshime në Ligjin për Investime Strategjike, në mënyrë që investitorët e huaj ta kenë shumë më të lehtë që të investojnë në Kosovë.

“Po ashtu jam shumë i fokusuar të punoj në mbrojtjen e konsumatorit, që e konsideroj si një departament me rëndësi. Kam rritur numrin e inspektimeve në terren, gjithmonë duke pasur në rend të parë konsumatorin”, tha ministri Shala.

Ambasadori i Asturisë Pfandler shprehu shqetësimin për taksën 100 për qind.

Ministri ia konfirmoi se taksa nuk do të largohet.

Po ashtu ministri Shala e informoi ambasadorin për produktet që hyjnë në Kosovë se duhet t’i referohen Kosovës me termin kushtetues në etiketime, ndryshe mallrat do të kthehen mbrapsht në kufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.