SPORT

Kosova Bike do ta ndriçojnë Prishtinën kuq e zi me biçikleta më 28 nëntor

Grupi i Çiklistëve të Kosovës (Kosova Bike Group) ka vendosur që në ditën e flamurit të ndriçojë Prishtinën.

Ky grup ka ftuar të gjithë njerëzit që të çiklojnë së bashku rreth e rreth Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Të nderuar miq,

Në emër të Kosova Bike Group apo Grupi i Çiklistëve të Kosovës, kemi nderin dhe knaqësinë të ju ftojmë në një ngjarje të rrallë dhe të veçantë për të shënuar 28 NËNTORIN (Ditën e Flamurit dhe Dtl. e Komandantit Legjendar Adem Jashari) – “TË NDRIÇOJMË PRISHTINËN KUQ E ZI ME BIÇIKLETA”.

Bashkohuni me ne të festojmë në një mënyrë të sigurt këtë festë të madhe të kombit tonë duke pedaluar rreth e rreth Prishtinës me biçikleta.

Ftoni miqët, familjen dhe kolegët tuaj të na bashkohen si dhe të gjithë dashamirësit e çiklizmit TË FESTOJMË KUQ E ZI. #ShihemiTeVeni #KosovaBike”, shkruhej në njoftim.