Kosova

Kosova ashpërson masat: Maskat bëhen të detyrueshme dhe puna, nga shtëpia!

Kryeministri i Kosovës, Abdulla Hoti, pas një rritjeje alarmante të infeksioneve nga koronavirusi në Kosovë, ka marrë disa vendime duke detyruar institucionet puyblike dhe private të punojnë nga shtëpia dhe duke bërë të detyrueshme mbarjen e maskës gjatë gjithë kohës në hapësira pubike. Dje Kosova njoftoi për 77 raste të reja me COVID-19.

Në mesazhin e Hotit thuhet:

T ë dashur qytetarë,

Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 është shqetësuese! Mungesa e vëmendjes për parandalim të përhapjes së virusit po vë në rrezik jetët e shumë qytetarëve me ndjeshmëri të lartë, sidomos të gjyshërve e gjysheve tona!

Andaj, sipas rekomandimeve të IKShPK-së dhe OBSh-së, sot në mbledhjen e Qeverisë morëm vendim për të ngritur nivelin e reagimit institucional!

Obligohen institucionet publike dhe private që të organizojnë punën në distancë apo nga shtëpitë

Të reduktohet stafi

Të shtohen kontrollet nga inspektoratet

Të gjitha institucionet obligohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucioni

Maskat janë obligative gjatë gjithë kohës në hapësira publike

Puna në institucione duhet të organizohet në përputhje me Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë po punon në ngritjen e kapaciteteve për rritjen e numrit të testeve dhe në ngritjen e qendrave të testimeve nëpër komuna!

Ju ftoj që të jemi më vigjilentë dhe me maturi të ndalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published.