Show Biz

KOSOVA APO SHQIPËRIA, CILA ËSHTË KOMBËTARJA E LEONORA JAKUPIT? – TREGON KËNGËTARJA

Mbrëmë u zhvillua takimi mes Bullgarisë dhe Kosovës në stadiumin “Vasil Levski” në Sofje.

Kosova ka arritur të marrë tre pikë nga ky takim, duke e mposhtur Bullgarinë me rezultat 2-3.

Fitore kjo e cila ka emocionuar të vegjël e të mëdhenj kudo ku ka shqiptarë.

Leonora Jakupi është një fanse e zjarrtë e Kombëtares së Kosovës, madje në takimet që zhvillohen në Kosovë ajo gjithmonë është prezente në stadium.

Kjo fitore padyshim që ka gëzuar edhe këngëtaren e cila ka publikuar një fotografi të Rashicës dhe të futbollistëve tjerë.

“Kjo është Kombëtarja ime”, ka shkruar Jakupi.

Ndryshe, dy ndeshjet e radhës për Kosovën do jenë në muajin shtator, ajo me Çekinë dhe më pas Anglinë.