KosovaTema e Ditës

Kosova a do të fitojë apo do të humb në takimin e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Dialogu Kosovë – Serbi i drejtuar nga Bashkimi Evropian, ka ngecur aq shumë sa që është vështirë e mundshme që nga vet BE –ja të rifilloj ky dialog dhe të fitojë dinamikë.

I dërguari i posaçëm i presidenti amerikan, Donald Trump, ka vizituar Kosovën dhe Serbinë ku ka kërkuar nga kosovarët për tërheqjen e taksës 100 për qind nga mallrat serbe. Ndërsa, nga Serbia ka kërkuar të ndal fushatën e çnjohjes së shtetit i Kosovës.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do rifillon me 27 qershor të këtij viti që do të mbahet në Uashington të ndërmjetësuar nga Richard Grenell dhe Miroslav Lajçak.

Delegacionin për dialog pritet ta udhëheq kryeministri i Republikës se Kosovës, Avdullah Hoti.

Se Kosova a do fitojë apo do humbë në këtë takim kanë folur njohësit e kësaj çështjeje.

Ali Hertcia, njohës i çështjes politike ka thënë për Kosova.info, se në kohën e fundit në opinionin kosovar është aktualizuar përsëri çështja e shkëmbimit të territorit të Kosovës dhe Serbisë, respektivisht Kosovës.

Hertica është shprehur se ‘’që nga fillimi i dialogut Kosovë- Serbi (që ende nuk po i dihet fundi) nuk janë të pakët zërat të cilët shprehen ne dobi të shkëmbimit të territorit ne mes Kosovës me Serbin respektivisht Kosovën. Struktura nacionale si kriter i cili do të përdorej për shkëmbim të territorit është shumë i pa favorshëm për Kosovën me qen se struktura nacionale e tri komunave të Kosovës është shumë më homogjene si në aspektin popullativ ashtu edhe në atë . Procesi i dialogut është zhvilluar me kundërthënie të mëdha dhe polarizim të skenës politike. Mungesa e transparencës dhe llogaridhënies e kanë karakterizuar këtë proces që nga fillimi”.

Prandaj, së fundmi është artikuluar nevoja e një konsensusi të përgjithshëm politik mbi këtë çështjeje.

Hertica ka shtuar se “faza përmbyllëse e dialogut pritet të kurorëzohet me arritjen e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme në mes palëve, ndërsa BE në strategjinë e fundit të Komisionit. Pavarësisht kësaj, dialogu me Serbinë tashmë është duke hyrë në fazën përfundimtare të tij. Shumë gjëra janë ende të paqarta, duke filluar nga përfaqësimi, formati, temat që do të diskutohen apo edhe epilogu i dialogut. Duke qenë se interesi i Kosovës është mbrojtja e tërësisë territoriale, por që Serbia nuk e pranon duke kërkuar hise me kompromis, nuk do të duhej nxituar në afat kohor të shpejtë të përmbylljes së marrëveshjes e cila do të ishte në dëm të Kosovës. Njohja e shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës nga ana e Serbisë duhet me qenë bazë e çdo raporti që ndërton shteti ynë në raport me Serbin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i ngarkuari i presidentit, Donald Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell e kanë intensifikuar angazhimin për rifillimin e dialogut Kosovë dhe Serbi të ndërprerë prej më shumë se një viti. Disa herë përmes twitter-it në fundjavën që shkoi, Richard, angazhimi i ShBA -së do te jete proces që do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova dhe shqiptarët janë të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin. Ky proces do përfshin krijimin dhe zgjerimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e situatës ekonomike dhe veçanërisht, dialogun për normalizimin me Serbinë, këto janë hapat kryesorë për të forcuar perspektivën evropiane të vendit dhe shoqërinë Kosovare”, ka thënë Ali Heretica.

Ndërsa, njohësi tjetër politik Blerim Burjani ka thënë për Kosova.info, se do të flitet me tepër për një platformë dialogu, do të flitet për ekonomi.

Burjani ka shtuar tutje duke thënë se “unë mendoj se Kosova dhe Serbia duhet te besojnë për një marrëveshje të re tregtare në kuadër te CEFTA-se. Kjo mund te jetë pozitive ose për autostradën e Meredare pra kësaj here ka tema ekonomike sa për fillim deri ne fund te vitit ndoshta do te ketë një marrëveshje finale Kosove-Serbi për normalizim te plote te raporteve ne mes tyre”, ka thënë Blerim Burjani.

Njohësi Gurakuq Kuçi ka thënë për Kosova.info, çdo proces në Kosovë që nga viti 1999 e tutje ka ndodhur me sponzorizimin e ShBA –së.

Kuçi është shprehur se “Grenell ka thënë që nëse humbet ky moment për marrëveshje, dalja nga Uashingtoni pa marrëveshje nënkupton rikthim në status-kuo, kjo i bie që nuk do jemi më në agjendën e ShBA-së dhe kërcënimi është serioz sidomos nëse Trump fiton edhe një mandat të dytë. Në anën tjetër Lajçak sot po ashtu kërcënoi që nëse Kosova përjashton negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja e humb perspektivën evropiane. Një mundësi e tretë është që Kosova të humb gjithçka nëse anashkalon BE-në dhe del nga Uashingtoni pa marrëveshje. Grenell ka lënë të kuptohet se marrëveshja vetëm duhet nënshkruar dhe jo biseduar për marrëveshje.

Kuçi është prehur duke thënë Grenell i quan diskutime dhe marrëveshja me gjasë mund të ketë një periudhë dy javore për tu nënshkruar pas datës 27 qershor, ngjashëm sikur negociatat në Rambuje me 1999”.

Kuçi ka shtuar me teje se “Teoria dhe praktika e negociatave nuk parashikon marrëveshje të mirë dhe të realizueshme nga ngutja që po tregohet nga ShBA-ja dhe që është komplet e imponuar e sidomos kur marrim parasysh rrethanat dhe veprimet e presidencës Trump dhe Grenellit, mirëpo, nëse ShBA-ja si shtet vë përpara qëllime madhore kundrejt atyre elektorale të një presidence siç ka ndodhur deri më tani atëherë mund të presim një marrëveshje të kënaqshme deri në një masë për Kosovën. Mirëpo, kjo marrëveshje fokusin kryesor do ta ketë tek veprimet ekonomike duke e humbur vëmendjen tek çështjet historike dhe politike të cilat ngjallin pakënaqësi dhe ndashmëri ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. ShBA-ja si procesin e pavarësisë ashtu edhe fitoren e Kosovës në GJND e ka bërë në formën e përsosur dhe një vazhdimësi e kësaj nuk do sjell të këqija. E keqja më shumë na vije nga përfaqësuesit tanë atje dhe nga politikanët brenda, për më keq çka nëse një marrëveshje e tillë nuk pranohet të zbatohet me ndryshimin e klasave politike në Serbi e Kosovë pasi në të dyja vendet nuk ka një unitet për këtë proces”, ka thënë Gurakuq Kuçi.

Procesi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar pas Rezolutës e Asamblesë së Përgjithshme të OKB –së e cila mirëpriste mendimin këshillëdhënës të GJND –së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe mirëpriste gatishmërinë e BE –së për të lehtësuar dialogun Kosovë – Serbi.

Që nga fillimi i procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me 8 Mars 2011, trajta e dialogut ka ndryshuar nga ai që fillimisht dialogu teknik, pastaj dialogu politik ose dialogu për normalizim e marrëdhënieve, i cili filloi zyrtarisht më 19 tetor te viti 2012. Që nga fillimi i dialogut e deri më tani janë arritur 33 marrëveshje. 

Bekim D. Olluri

Shfaq më shumë