Kosova

Kosnett takon Ministrin Bislimi

Ambasadori Kosnett është mirëpritur nga Ministri Bislimi, përcjell Kosova.info

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka pritur në takim njohës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip S. Kosnett, me të cilin ka diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në fushën e financave.

Gjatë takimit, ministri Bislimi falënderoi ambasadorin Kosnett për angazhimin dhe ndihmën që Shtetet e Bashkuara kanë bërë dhe po bëjnë për institucionet e Kosovës, veçanërisht për Ministrinë e Financave dhe Transfereve  dhe agjencitë vartëse të saj.

Gjatë takimit u diskutua për prioritetet e Qeverisë Kurti në fushën e avancimit të menaxhimit të financave publike, si dhe për Buxhetin e shtetit të vitit 2020. 

Ndërsa, ambasadori i  SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett, e uroi ministrin Bislimi për pozitën e re dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të Shtetit amerikan për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht me Ministrinë e Financave dhe Transfereve./Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.