Kosova

Kosnett: Policina e Kosovës njëri ndër institucionet më të besueshme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm dhe më i vlerësuar nga qytetarët dhe ndërkombëtarët.

Kosnett vlerësoi lart pjesëmarrjen e grave në Policinë e Kosovës.

Ndërsa kërkoi nga ky institucion bashkëpunim sa më të madh me komunitet, në mënyrë që qytetarët ta shohin policinë si fqinjë.

“Qytetarët e vlerësojnë Policinë e Kosovës si njëri ndër institucionet me të besueshme. Policia ka shtuar pjesëmarrjen e grave në 15% një arritje e shquar. Rreth 60% e policisë shprehen se i flasin të dy gjuhët shqipe dhe atë serbe. Sot policia po punon që të sigurojë që çfarëdo veprimi të ngjallin sigurinë në tërë vendin. Qasja e Policisë se Kosovës në bashkëpunim me policisë në bashkësi e kthen secilin policë në përshtatje të bashkësisë. Marrëdhëniet kur qytetarët e shohin policinë si fqinjë, policia në bashkësi ka qenë transformuese sidomos në Neë York.  Përderisa policia përballet me të gjitha SHBA qëndron krah për krah me juve”, tha Kosnett.

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu, ka thënë se OSBE ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë në forcimin e kapaciteteve për të luftuar krimin e organizuar.

“Është kënaqësi dhe nder të jem këtu për të festuar 20 vjetorin e themelit te Policisë së Kosovës. Në përputhje me mandatin tonë që rrjedh nga këshilli i përhershme, një ndër prioritet tonë ishte që të bëhet një polici e përkohshme që OSBE e themeloj.

OSBE trajnoj mbi 4 mijë policë. Me kalimin  viteve ne kemi vazhduar të kontribuojmë në forcimin e kapaciteteve dhe për të luftuar krimet në shumë fusha. Ne mbështesim Policinë e Kosovës që të forcohen edhe me tej kapacitet që më sukses të kryhen detyrat. OSBE çmon shumë konceptin e policisë në komunitet. Përmes policisë në komunitet ju jeni të paret që mund ti vëreni krimet dhe terrorizmin. Përmes përpjekjeve të policisë shohim ngritjen e grave në pozita dhe besoj që do të shënojmë edhe me tutje në Kosovë. Policia e Kosovës shënon një besim të lartë nga qytetarët, ku me 61 % është besueshmëri gjë që është vlera më e lartë në të gjitha institucionet e Kosovës. Ne mirëpresim rastin për veprime të specializuara për vitet e ardhshme, për të përmirësuar shkathtësitë e policëve në fusha të ndryshëm”, tha ai.

Kët deklarata ambasadorët Kosnett e Brathu i bërën në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës./EO/