Kosova

Kosnett pas takimit me Lajçak: ShBA mbështet procesin e dialogut të udhëhequr nga BE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett është takuar sot me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Gjatë këtij takimi, Kosnett e ka konfirmuar mbështetjen e ShBA-së për një proces dialogu bashkëpunues të udhëhequr nga BE.

“Qëllimi ynë: një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë Euro-Atlantik ku përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”.