Kosova

Kosnett: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi zhbllokon të ardhmen europiane mes dy shteteve

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do t’i zhbllokonte të dy shtetet,dhe do të siguronte stabilitet në regjion.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett, konsideron se Kosova dhe Serbia do të jenë gjithmonë fqinj.

“Kosova dhe Serbia do të jenë gjithmonë fqinjë, të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme. Normalizimi është jetik për të zhbllokuar të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe është thelbësor për vendosjen e rajonit në një rrugë drejt stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit”, ka shkruar Kosnett në Twitter.