Kosova

Kosnett – LDK’së dhe VV’së: E zgjatët, formojeni Qeverinë sa më shpejtë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur i kënaqur me certifikimin e rezultateve të 6 tetorit. Ndërsa ua ka kujtuar partive që është koha të formohet qeveria e re dhe të nis realizimi i premtimeve të dhëna në fushatë.

‘Së bashku me njerëzit e Kosovës, ne jemi të kënaqur me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit.  Tani është koha që Qeveria e re të formohet dhe të fillojë t’i realizojë premtimet e saj të fushatës’, ka shkruar Kosnett.

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 6 tetor është bërë dje. Certifikimi e ka vulosur kalimin e pragut zgjedhor të koalicionit Nisma-AKR-PD.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë duke bërë përpjekje për formimin e qeverisë së re. Madje dy liderët e partive kanë paralajmëruar marëveshje të koalicionit pas certifikimit të zgjedhjeve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.