Kosova

Kosnett: Jam tejet i pikëlluar për vdekjen e Arzana Krajës

Me rastin e vdekjes së regjisores Arzana Kraja, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka shprehur ngushëllime për familjen e saj, njofton kosova.info.

Ai Krajën e ka cilësuar si një talent shumë të madh i cili e la botën shumë herët.

“Një talente e madhe na la shumë herët. I pikëlluar pas ndarjes nga jeta të Arzana Krajës. Në emër timin dhe të bashkëshortes dhe të komunitetit të ambasadës së ShBA-së shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, shokët dhe komunitetin artistik në Kosovës”, ka shkruar Kosnett.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.