SPORT

Koronavirusi ‘shpërthen’ te Lazio, dyshohet se tetë lojtarë janë infektuar

Tetë lojtarë të Lazios humbën stërvitjen e sotme vetëm një ditë para duelit të raundit të dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Club Brugge.

Tetë lojtarët që humbën stërvitjen janë: Ciro Immobile, Luis Alberto, Andreas Pereira, Lucas Leiva, Manuel Lanzini, Danilo Cataldi, Luiz Felipe dhe portieri shqiptar Thomas Strakosha.

Klubi nuk dha detaje, ndërsa ‘Tuttomercato’ shkruan se lojtarët në fjalë janë prekur nga COVID-19.

Kësisoj, trajneri Inzaghi do të udhëtojë në Belgjikë pothuajse pa tetë lojtarë të formacionit bazë. Ai ka në dispozicion vetëm 12 lojtarë aktualisht.