Kuriozitet

“Koronavirusi shkatërroi 112 vjetorin tim të lindjes”- Burri më i vjetër në botë anulon festën e ditëlindjes

Bob Weighton nga Alton, Hampshire, mori titullin si burri më i vjetër në botë muajin e kaluar pas vdekjes së mbajtësit të rekordit të mëparshëm, Chitetsu Watanabe, nga Japonia.

Bob feston 112 vjetorin e lindjes të dielën, më 29 mars. Vitin e kaluar, ai e festoi në azil me shumë miq të tij ndërsa këtë vit nuk do mundet të organizojë asgjë.

“Gjithçka është anuluar, nuk ka vizitorë, nuk ka festë,”- tha ai.

Weighton jetoi edhe periudhën e pandemisë spanjolle që përfshiu globin në vitin 1918, kur ishte  10 vjeç.

“E lexova në librat e historisë kur u rrita,”- shtoi ai.

I moshuari u shpreh se tani bota është në një luftë me koronavrusin dhe kjo e shqetëson atë sepse askush nuk e di çfarë do të ndodhë.

Bob është baba i tre fëmijëve dhe ka 10 nipër e mbesa.