SPORT

Koronavirusi prek një tjetër ish-president të Real Madridit, në gjendje të rëndë në spital

Fernando Martin Alvarez, që ishte president i Real Madridit nga janari i vitit 2016 deri në prill të po atij viti, është shtruar në spital prej dhe është në gjendje të rëndë për shkak të Koronavirusit.

Javën e kaluar, ndërroi jetë nga kjo sëmundje ish-presidenti tjetër i Real Madridit, Lorenzo Sanz.

Martin, 72-vjeçar, mori presidencën e klubit pasi Florentino Perez dha dorëheqjen në shkurt 2006. 

Në ato dy muaj, skuadra nuk humbi asnjë ndeshje në ligë, por u eliminua në Champions League nga Arsenali.

Ai është i shtruar në spitalin “Puerta de Hierro” dhe gjendja i është vështirësuar nga Koronavirusi.

Spanja është vendi i dytë më i goditur në Europë, pas Italisë.

Deri tani në Spanjë numri i të prekurve ka shkuar në mbi 30 mijë, teksa rreth 2.200 kanë ndërruar jetë.