EKONOMI

Koronavirusi po shtyn pjesën më të madhe të botës në krizë ekonomike

Pandemia COVID-19 ka shtyrë shumicën e vendeve të botës në krizë ekonomike gjatë tremujorit të dytë, përjashtuar Kinës e cila i ka shpëtuar një recesioni.

Disa nga shtetet më të fuqishme ekonomike, të cilat pësuan ndryshime sa i përket GDP-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto), krahasuar me tremujorin e kaluar:

Gjermania – Ekonomia më e madhe në Evropë është goditur më pak se fqinjët nga pandemia e koronavirusit, megjithatë GDP-ja e saj ka rënë me 10.1%.

Franca – Me ekonominë numër dy në zonën evropiane, Franca ishte në mbyllje më të gjatë dhe më të ashpër se sa fqinjët e saj perëndimorë, për çka shënoi rënie në GDP me 13.8%. Tremujori me rënien më të rëndë në GDP në Francë ka ndodhur në vitin 1968, për shkak të një krize në maj të atij viti.

Italia – Ekonomia e këtij shteti është ndikuar qysh më herët për shkak të koronavirusit i cili goditi rajonin më të pasur të saj, Lombardinë. GDP-ja e Italisë ra në 5.4% në tremujorin e parë, pastaj në 12.4 në të dytin, duke e çuar vendin në recesion.

Spanja – Ekonomia e Spanjës ka shënuar rënie të rëndë në tremujorin e dytë për shkak të rënies së turizmit, me 18.5%.

Të dhënat e Eurostatit për Eurozonën tregojnë se tremujori i dytë ka qenë më i vështiri që kur ky institut ka filluar mbledhjen e statistikave në vitin 1995.

Vendet jashtë Evropës të cilat po ashtu kanë shënuar rënie, përfshijnë SHBA-në me ekonominë më të fuqishme në botë, me rënie prej 9.5%, Kina, superfuqia e dytë botërore shënon rënie prej 11.5% dhe Japonia superfuqi e tretë ekonomike e cila që në tremujorin e parë shënoi recesion, ende nuk ka statistika për tremujorin e dytë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483