OPINION

Koronavirusi nga Kina, kronikë e një tragjedie të paralajmëruar

Nga Josh Rogin, “Washington Post”
Dy vjet përpata se pandemia e koronavirusit novel të çorodiste botën zyrtarë të Ambasadës Amerikane vizituan disa herë një qendër studimore në qytetin Wuhan në Kinë dhe dërguan dy paralajmërime zyrtare në Washington për masat e pamjaftueshme të sigurisë, në laboratorin që po kryente studime të rrezikshme për koronaviruset nga lakuriqët e natës.

Kabllot në fjalë kanë ndezur debatin brenda qeverisë amerikane nëse ky laborator apo ndonjë tjetër si ky në Wuhan mund të ketë qenë burimi i virusit – ndonëse ende nuk ka ndonjë provë përfundimtare për këtë skenar.

Në janar 2018, Ambasada e SHBA-së në Pekin ndërmori hapin e pazakontë që të dërgonte në mënyrë të përsëritur diplomatë të specializuar në shkencë në Institutin e Virologjisë në Wuhan (WIV), i cili në 2015 ishte bërë laboratory i parë në Kinë që kishte arritur nivelin më të lartë ndërkombëtar të sigurisë për biostudime (të njohur si BSL-4). WIV ka bërë një deklaratë në anglisht për vizitat e fundit të tilla që ndodhën në 27 mars, 2018. Delegacioni nga SHBA udhëhiqej nga Jamison Fouss, konsulli i përgjithshëm amerikan në Wuhan dhe Rick Sëitzer, këshilltari i ambasadës për mjedisin, shkencën, teknologjinë, dhe shëndetin. Javën e kaluar, WIV e fshiu atë deklaratë nga faqja e tij në internet, por një kopje ka mbetur si dhumë materiale të tjera në arkivën e internetit.

Ajo çfarë panë zyrtarët e SHBA-së në këto vizita i shqetësoi ata aq shumë saqë dërguan dy kabllo diplomatike të kategorizuara si “Sensitive” por “Të Paklasifikuara” në Washington. Kabllot jepnin alarmin për dobësi të kushteve të sigurisë dhe menaxhimit në laboratorin WIV dhe propozonin më shumë vëmendje dhe ndihmë. Kablloja e parë, të cilën munda ta marrë në duar, jepte gjithashtu alarmin për punën e laboratorit me koronaviruse të lakuriqëve të natës dhe potencialin e tyre për t’u transmetuar te njeriu që përbënte një rrezik për një pandemic të ngjashme me atë të SARS-it.

“Gjatë bisedave me shkencëtarë në laboratorin WIV, ata vunë re se laboratory i ri vuante nga mungesa serioze të hetuesve dhe teknikëve me përgatitje të mjaftueshme që janë të domsdoshëm për të operuar këtë laborator të sigurisë së lartë”, shkruhet në kabllogramin e 19 janarit 2018, i hartuar nga dy zyrtarë të seksionit të ambasadës për mjedisin, shkencën dhe shëndetin. (Departamenti i Shtetit refuzoi të komentonte për këtë dhe detaje të tjera të këtij shkrimi).

Studiuesit kinezë në WIV po ndihmoheshin nga Laboratori Kombëtar i Galvestonit në Universitetin e Texas-it, Dega e Mjekësisë si dhe organizata të tjera amerikane, mirepo kinezët kërkonin ndihmë shtesë. Kabllogramet argumentonin se Shtetet e Bashkuara duhej ta ndihmonin edhe më shumë laboratorin në Wuhan, sidomos sepse studimi i koronaviruseve të lakuriqëve të natës ishin të rëndësishme por të rrezikshme.

Si bën të ditur kablloja, vizitorët nga SHBA u takuan me Shi Zhengli, drejtoreshën e projektit të studimit, e cila kishte botuar studime lidhur me koronaviruset e lakuriqëve për shumë vite me radhe. Në nëntor 2017, vetëm pak përpara vizitës nga zyrtarët amerikanë, ekipi i drejtuar nga Shi kishte botuar një studim që tregonte se lakuriqët në formë patkoi të kapur në një guvë në krahinën e Yunanit ishin mesiguri pjesë e të njëjtës popullatë lakuriqësh nga kishte dalë koronavirusi SARS në 2003.

“Akoma më me rëndësi”, shtonte kablloja, “studjuesit provuan edhe se koronaviruse të ndryshme të ngjashme me SARS mund të ndërveprojnë me ACE2, receptori njerëzor që është identifikuar tani për koronavirusin SARS. Ky zbulim tregon qartë se koronavirusit të ngashme me SARS-in nga lakuriqët mund të transmetohen te njeriu duke shkaktuar sëmundje si SARS. Ng pikëvështrimi i shëndetit publik kjo e bën mbikqyrjen e vazhduar të koronavirusëve si SARS te lakuriqët e natës dhe studimin e ndërveprimit kafshë-njeri kritike për parandalimin dhe parashikimin e shpërthimeve të ardhshme të koronavirusit”.

Stduimi kishte si synim të ndalonte pandeminë e ardhshme të ndonjë version të SARS duke parashikuar se si mund të shfaqej. Mirëpo, edhe në 2015, shkencëtarë të tjerë kishin shprehur shqetësim se ekipi i Shi-së po ndermerrte rreziqe të panevojshme duke u marrë me koronaviruset. Në tetor 2014, qeveria e SHBA-së kishte vendosur një moratorium që ndalonte financimin e çfarëdo studimi që mund ta bënte virusin më vdekjeprurës apo më ngjitës, të njohur si eksperimente me “dhënie funksioni”.
Si e kanë vënë në dukje edhe shumë të tjerë, nuk ka prova që virusi, i cili po sëmur mbarë botën është krijuar në laborator; shkencëtarët gjerësisht janë të mendimit se ka prejardhje shtazore. Mirëpo, kjo nuk është njësoj si të thuash se nuk ka dalë nga ndonjë laborator, që është marrë për vite me testimin e koronaviruseve të lakuriqëve, duke ia injektuar kafshëve të ndryshme, tha Xiao Qiang, një studjues shkencor në Shkollën e Informacionit të Universitetit të Kalifornisë, në Berkeley.

“Kablloja na thotë se prej kohësh ka ekzistuar shqetësimi dhe mundësia e një kërcënimi të shëndetit publik prej studimit në këtë laborator, nëse nuk është kryer në mënyrën e duhur dhe me masat e duhura mbrojtëse”, tha ai.

Ka shqetësime të ngjashme edhe për laboratorin fqinj të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Wuhan, i cili operon me nivel 2 të biosigurisë, një nivel thelbësisht më i ulët se standardi 4 që pretendonte se kishte laboratori i Institutit të Virologjisë në Wuhan, thotë Xiao.Kjo ka rëndësi sepse qeveria kineze ende refuzon t’u përgjigjet pyetjeve më të thjeshta lidhur me origjinën e koronavirusit novel ndërkohë që është duke shtypur çdo përpjekje për të shqyrtuar nëse ndonjë nga laboratoret ka pasur gisht.

“Kabllogrami ishte një e shtënë paralajmëruese”, thotë një zyrtar amerikan. “Autorët po i lusnin njerëzit që të tregonin vëmendje”.
Nga qeveria amerikane nuk shkoi ndonjë ndihmë shtesë për këto laboratore pas këtyre kabllove. Por ato filluan të qarkullojnë në radhët e administratës në dy muajt e fundit, ndërsa zyrtarët debatonin nëse origjina e pandemisë kishte qenë laboratori në fjalë dhe cila duhej të ishte përgjigjia e SHBA-së për pandeminë dhe marrëdhëniet e saj me Kinën.

Në administratën Trump, shumë zyrtarë të sigurisë kombëtarë prej kohësh dyshonin se WIV ose Qendra e Parandalimit në Wuhan ishin burimi i shpërthimit të koronavirusit. Sipas “The New York Times”, komuniteti i inteligjencës nuk ka gjetur provë për ta vërtetuar këtë dyshim. Mirëpo, një zyrtar i lartë i administratës më tha se kabllot japin një nga provat që mbështesin mundësinë që pandemia është rezultat i një aksidenti laboratorik në Wuhan.

“Ideja se gjithshka filloi në mënyrë natyrore është rrethanore. Po edhe prova se ka rrjedhur nga një aksident në laborator është rrethanore. Për momentin, treguesit se mund të ketë dalë nga laboratori janë një listë e gjatë, kurse nga ana tjetër, pothuajse nuk ka asgjë”, tha zyrtari.

Ashtu si vuri në dukje edhe kolegu im David Ignatius, shpegimi fillestar nga qeveria kineze – se virusi doli nga një treg i peshkut në Wuhan – nuk ka themel. Studimi nga ekspertë kinezë i botuar në Lancet në janar zbuloi se pacienti i parë i gjetur me koronavirus në 1 dhjetor, nuk kishte asnjë lidhje me tregun në fjalë, po kështu edhe një e treta e rasteve të grupit të parë. Gjithashtu, ky treg nuk shiste lakuriqë nate.

Studjuesja Shi dhe kolegë të tjerë në WIV e kanë hedhur poshtë kategorikisht se koronavirusi ka dale nga laboratori i tyre. Në 3 shkurt, ekipi i saj ishte i pari që botoi një raport sipas të cilit virusi i njohur si 2019-nCoV ishte koronavirus me prejardhje nga lakuriqët.

Ndërkohë, qeveria kineze ka ndaluar tërësisht çdo informacion që ka të bëjë me origjinën e virusit. Pekini ende nuk u ka dhënë ekspertëve amerikane monstra të koronavirusit të mbledhura nga rastet e para. Laboratori në Shanghai që ia doli mbanë që të zbulonte AND-në e koronavirusit qysh në 11 janar, i është vënë menjëherë dryni nga autoritetet për “riçertfikim”. Disa nga mjekët dhe gazetarët që raportuan të parën përhapjen e virusit janë zhdukur.

Në 14 shkurt, Presidenti i Kinës, Xi Jinping, bëri thirrje për një aprovim me shumë shpejtsi të një ligji të ri të biosigurisë. Të mërkurën, CNN njoftoi se qeveria kineze kishte urdhëruar vendosjen e kufizimeve të forta që asnjë institut nuk mund të botonte pa leje aprovimi çfarëdo studimi për origjinën e koronavirusit novel.
Historia se si filloi kjo pandemi, nuk është e rëndësishme për të gjetur se kujt do t’ia vëmë fajin. Është kyçe që të kutphet se si nisi sepse kjo na ndihmon të parandalojmë pandeminë e radhës. Qeveria kineze duhet të jetë transparente dhe t’u përgjigjet pyetjeve për laboratët në Wuhan sepse ato janë jetike për kuptimin tonë shkencor të virusit, tha Xiao.

Ne nuk e dimë nëse koronavirusi novel erdhi nga një laborator në Wuhan, por kablloja dëshmon se rreziku ekzistonte aty dhe kjo e shton vendosmërinë për të gjetur nëse është e vërtetë, thotë ai.

“Nuk mendoj se është një teori konspirative. Mendoj se është një pyetje legjitime e cila ka nevojë të hetohet e të marrë përgjigje”, tha ai. “Mësimi se ku është saktësisht origjina është dijeni kritike për t’u siguruar se nuk do të ndodhë përsëri në të ardhmen”.

Përktheu: Ruben Avxhiu/Illyriapress

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.