Bota

Koronavirusi në Turqi/ 21 të vdekur dhe 947 persona në prekur nga koronavirusi deri më tani

Në Turqi kanë ndërruar jetë edhe 12 persona të tjerë nga COVID-19, duke e çuar numrin e vdekjeve në 21.

Sipas ministrit turk të Shëndetësisë, Fahrettin Koca, personat që kanë humbur jetën nga koronavirusi janë të moshuar.

Gjithashtu shtoi  se në 24 orët e fundit janë bërë 2.953 teste tek personat që dyshohet se janë infektuar me koronavirus dhe se 277 prej tyre kanë testuar pozitiv.

 Ndër të tjera ai shtoi se numri i përgjithshëm i të infektuar në vend është rritur në 947 persona.

“Le t’i paralajmërojmë njerëzit tanë të moshuar. Ata duhet të respektojnë kufizimet e largimit nga shtëpia”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.