Kombëtare

Koronavirusi në Shqipëri, 19 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi së në 24 orët e fundit 19 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit nga 3848 testime të kryera janë konfirmuar 1071 raste pozitive, ndërsa 930 persona raportohet të jenë shëruar.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 618 pacientë, 41 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 930 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 61,605 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 618 pacientë, 41 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar”.

COVID-19 – Statistika (19 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1071
Të shëruar në 24 orë 930
Të shtruar në spitale 618
Humbje jete në 24 orë 19
Testime ditore 3848

Testime totale 432,502
Raste pozitive 97,909
Raste të shëruara 61,605
Raste Aktive 34,668
Humbje jete 1,636

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21173
Fier 2809
Vlorë 1756
Durrës 1735
Shkodër 1430
Elbasan 1109
Lezhë 1021
Korçë 1022
Berat 967
Gjirokastër 884
Kukës 409
Dibër 353