Kosova

Koronavirusi në Kosovë/ Testohen dy infektologë, rezultojnë negativ

Ata që ndodhen në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, janë njëkohësisht më të ekspozuarit kundër rrezikut…

Në kohën kur të gjithë qytetarët e Kosovës janë izoluar, janë mjekët e infermierët tanë ata të cilët po qëndrojnë në krye të detyrës. Me kujdestari aktive e orare të gjata, mjekët kosovarë tash e disa ditë po qëndrojnë në krye të detyrës duke u marrë me pacientët kosovarë të cilët janë infektuar me  virusin kinez covid-19, apo sic njihet ndryshe koronavirusin.

Por nga kontakti i afërt me pacientët, infektologët e QKUK’së kanë bërë analiza me dyshimet se janë prekur nga virusi korona. Këtë detaj e ka bërë të ditur gjatë ditës së martë, infektologu, Salih Ahmeti.

Ai ka thënë se kanë propozuar që dy mejkëve-infektologë, të QKUK’së t’iu bëhen anallizat e nevojshme ëpr të kuptuar nëse kanë koronavirus. Por, fatmirësisht, sipas Ahmeti këto raste kanë rezultuar negative.

“Nga kontakti i afërt që këta dy infektologë kanë pasur me pacientërt, ne ua kemi bërë analizat, dhe ëpr fat të mirë kanë rezultua negative”, ka thënë Ahmeti për T7.

Deri tani në Kosovë ka shkuar në 16 numri i të infektuarve me coronavirus, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje që t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik./Gazetaexpress

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.