SHËNDETËSIA

Koronavirusi mund të bëhet si gripi sezonal/ Specialistët: Distancimi fizik i domosdoshëm

Masa periodike e distancimit fizik, mund të bëhet e domosdoshme nëse koronavirusi i ri bëhet një dukuri sezonale, sygjerojnë specialistët, sipas Medical News.

Specialistët  e shkollës së shëndetit publik Harvard në Boston, kanë përdorur disa modele matematikore për të projektuar dinamikën e transmetimit të Covid-19 nepër këtë pandemik.

Në këtë punim të publikuar në revistën shkencore “Science”, studiuesit shpjegojnë se ka ky virus ka tendencë të bëhet endemik, që do të thotë se ky infeksion mund të shfaqet dhe të kaloj vazhdimisht gjatë viteve të ardhshme, e njëjta gjë që ndodhë me virusin e gripit dhe ftohjes.

Duke marrë parasysh këtë, ekspertët thonë se distancimi fizik mund të bëhet një kërkesë dhe veprim i domosdoshëm deri në vitin 2022.

Për të kuptuar se si mund të evoluojnë modelet e transmetimit të koronavirusit, studiuesit shikuan dinamikën e dy betakoronavirusëve sezonalë,, të cilat janë të zakonshëm dhe shkaktojnë simptoma të ngjashme me të ftohtit.  Në bazë të analizave edhe Covid-19 mund të bëhet një dukuri sezonale apo një virus sezonal I ngjashëm më të ftohtit dhe beta koronavirusët.

Mirëpo duke marrë pararasysh se nuk ekziston ende një kurë apo një vaksinë efikase, dhe koronavirusi është ende i panjohur, atëherë distancimi fizik mbetet një masë e nevojshme së paku gjatë dy viteve të ardhshme, kjo për të parandaluar mbingarkimin e spitaleve dhe sistemeve shëndetësore.

Sidoqoftë, shkencëtarët theksojnë se ata I bazuan parashikimet e tyre ne hipotezat e punës, dhe studime të tjera duhet bërë për të verifikuar këtë teori.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.