Show Biz

Koronavirusi i prishi planet e Rinës dhe Sin Boy

Përhapja e koronavirusit ka bërë që e gjithë bota të shndërrohet në kaos.

Në të gjithë botën është përhapur pandemia koronavirus, e cila ua mori jetën shumë njerëzve.

Ky virus ka prekur edhe industrinë e argëtimit, janë anuluar shumë koncerte, festivale, e premiera filmi.

Edhe artistët shqiptarë për momentin kanë anuluar të gjitha planet dhe po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Reperja Rina Balaj me anë të një postimi në rrjete sociale, ka treguar se ajo planifikonte të udhëtonte me Sin Boy në Bali, por planet janë pezuluar.

“Ne planifikonim me Sin Boy të përfundonim albumin në Bali dhe të qëndronim atje për një muaj”, ka shkruar ndër të tjera Rina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.