Bota

Koronavirusi: Erdogan i mbyll kufijtë e Turqisë me Greqinë dhe me Bullgarinë

Turqia njoftoi sot mbylljen e kufijve të saj tokësorë me Greqinë dhe Bullgarinë, në kuadër të masave të marra për kufizimin e përhapjes së koronavirusit.

“Pikat e kalimit me këto dy vende do të mbyllen për udhëtar]ët duke nisur nga sot, njoftoi ministri i Brendshëm.

Disa mijëra migrantë janë mbledhur në masë në kufirin grek që prej muajit të kaluar për të provuar të kalojnë në Europë.

Turqia ka pezulluar këto ditët e fundit lidhjet ajrore me 20 vende dhe ka marrë disa masa, si mbyllja e shkollave, për të luftuar kundër COVID-19.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.