SHËNDETËSIA

Koronavirusi/ Dhimbja e syve mund të jetë një simptomë e re

Deri më tani dihet se simptomat e koronavirusit përfshijnë temperaturë, kollë e thatë, lodhje, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje muskujsh. Edhe pse thuhet se shumë pacientë humbasin shijen dhe aromën, akoma nuk është përcaktuar zyrtarisht nëse kjo është një simptomë tipike.

Ndërkohë ka pasur spekulime se edhe diarreja mund të jetë shenjë e sëmundjes.

Së fundmi, të dhënat e mbledhura nga kërkimet në Google, sugjerojnë se dhimbja e syve mund të jetë një simptomë.

Të dhënat janë mbledhur nga Seth Stephens-Davidowitz. Ky i fundit është një shkencëtar të dhënash dhe ka kërkuar kryesisht në Google për lidhjet mes koronavirusit dhe simptomave.

Ai mendon se kërkimet e tij janë të vlefshme pasi së fundmi parashikoi se Ekuadori do bëhet epiqendër e koronavirusit dhe kjo rezultoi e vërtetë.