Hi Tech

Koronavirusi detyron Samsungun të mbyll fabrikën e saj ku prodhohet Galaxy Z Flip

Përhapja e koronavirusit (COVID-19) nga i cili kanë vdekur mbi 2 mijë persona në të gjithë botën ka prekur edhe industrinë e teknologjisë.

Kongresi Botërorë Mobil (MWC) i cili do të duhej të fillonte me 24 shkurt tashmë është suspenduar, transmeton Koha.net.

Tani Samsung ka treguar se ka mbyllur një fabrikë të saj të prodhimit të smartfonëve në Korenë e Jugut në Gumi, pasi një punëtorë është infektuar me koronavirus.

Kjo fabrikë, ku Samsungu prodhon Galaxy Fold e Galaxy Z Flip, do të qëndroj e mbyllur për disa ditë.

Samsung ka treguar se punëtorët e saj, të cilët kanë pasur kontakt me personin e infektuar, tashmë janë vendosur në një karantinë, ku do të testohen nëse janë të infektuar nga koronavirusi, raporton GSM.

Mbyllja e kësaj fabrike në Gumi nuk parashihet të ketë ndikim të madh në prodhimin e smartfonëve të Samsungut.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483